Çdo ditë shikojmë foto të bukura në rrjete sociale. Të bësh foto që marin mijra e miliona like nuk është aftësi e vetëm influencer-ave. Secili prej jush mund të bëjë foto perfekte. Poza e duhur bën ndryshimin në mënyrën se si dukeni në një foto.
Çfarë do të thotë kjo? Është koha për të rritur nivelin e fotove dhe të keni një imazh të kuruar në social media. Nëse nuk jeni mësuar të jeni para kamerës, mund të jetë e vështirë të pozoni por mos u shqetësoni…fotografja Klea Molla ka disa këshilla për ju.
1.Relaksoni Trupin dhe Fytyrën
Qetësohuni! Nëse jeni të tensionuar, kjo do të shfaqet në foto dhe nuk do t’ju bëjë të dukeni mirë. Merrni frymë thellë, relaksoni shpatullat dhe mendoni gjëra të bukura kur jeni para kamerës. Përpjekja për t’u dukur shumë perfekte në foto ju bën të dukeni të ngurtë dhe të panatyrshëm. Relaksoni fytyrën tuaj dhe shkëlqeni.
2. Buzëqeshni
Thuhet se e qeshura është ilaçi më i mirë, por është dhe këshilla më e mirë për pozimin. Nëse ndiheni në siklet ose të stresuar, buzëqeshni, kjo do t’ju bëjë të dukeni më natyrale dhe të relaksuara në foto. Kur buzëqeshni, vendoseni gjuhën pas dhëmbëve. Kjo ju ndihmon të keni buzëqeshje më të bukur.
3.Vendosni Duart në Bel
Ky është një mënyrë klasike pozimi për një arsye – funksionon. Truku “dorë mbi kofshë” ndihmon për të theksuar belin dhe ju jep diçka për të bërë me duart tuaja. Vetëm kini kujdes që të mos e theksoni shumë, përndryshe do të dukeni si një superhero. Krijoni hapësirë negative pranë belit.( Hapësira negative është hapësira boshe rreth një objekti). Për ta krijuar atë lëvizni krahët nga anët tuaja. Kjo do ta bëjë belin të duket më i vogël.
4. Pozoni pa Mendje
Fotot pa mendje duken të natyrshme dhe pa mundim, por t´ju them një sekret? Fotot pa mendje nuk janë vertet të tilla. Influencer-ja juaj e preferuar ndoshta mund të ketë bërë 100 shkrepje për të kapur foton perfekte pa mendje. Për një foto të mrekullueshme, pa mendje, bëni foto ndërsa jeni duke bërë diçka tjetër – si për shembull duke folur në telefon, duke lexuar një libër ose duke ecur në rrugë.
5.Kthejeni Trupin pak Anash
Në vend që të qëndroni drejt kamerës, kthejeni trupin pak anash, jo kokën, vetëm trupin- kjo bën një ndryshim të madh. Kjo pozë ju thekson format dhe ju bën të dukeni më lozonjare në foto. Një kënd 45 gradë është ideal.
6.Kontrolloni Qëndrimin
Qëndrimi i duhur është i rëndësishëm për të bërë një foto të bukur. Qëndroni drejt, tërhiqni shpatullat mbrapa dhe fusni pak mjekrën. Kjo do t’ju ndihmojë të dukeni më të gjatë, më të dobët dhe më të sigurt. Shmangni mjekrën e dyfishtë. Nëse jeni të shqetësuar se mos dukeni sikur keni një mjekër të dyfishtë në foto, sillni mjekrën pak përpara. Mund të duket e çuditshme, por do t’ju ndihmojë të zgjasni qafën dhe të shmangni çdo mbledhje të padëshiruar të mjekrës.
7.Përkulni Krahët, Këmbët dhe Bustin
Krahët dhe këmbët e drejta janë të mërzitshme. Krijoni interes vizual me pozat tuaja duke përkulur krahët, këmbët dhe bustin. Mund të provoni gjithashtu të mbështeteni pas një muri ose të uleni në tokë.
8.Lëshoni më Shumë Peshë në Njërën Këmbë
Nëse jeni të shqetësuar se mos dukeni të paqëndrueshme ose të rënda në foto, shpërndani pjesën më të madhe të peshës suaj në njërën këmbë. Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni në tokë dhe të shmangni përmbysjen.
9.Gjeni Diçka për t’u Mbështetur
Mbështetja në një objekt ju ndihmon të dukeni më të relaksuar dhe natyral në foto. Mbështëtuni në një tavolinë, karrige, pemë, apo edhe një person tjetër. Vetëm kini kujdes që të mos përkuleni shumë, përndryshe do të përfundoni duke u dukur sikur do të rrëzoheni.
10.Jini të Ndërgjegjshëm për Duart tuaja
Në çdo pozë që bëni mendoni ku i keni të vendosura duart. Duart tuaja thonë shumë për ju në një foto, prandaj kushtojini vëmendje se ku janë. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë të bëni me to, futini në xhepa ose kaloni njërën dorë nëpër flokë.
11.Mësoni si të Përdorni Ndriçimin
Ndriçimi krijon ose prish një foto, prandaj mësoni se si ta përdorni atë në avantazhin tuaj. Gjithmonë kthejeni fytyrën tuaj drejt dritës në mënyrë që ajo të jetë e ndriçuar. Drita natyrale është më e mira, ndaj përpiquni t’i bëni fotot tuaja jashtë ose pranë një dritareje.
12.Praktika ju Përmirëson
Sa më shumë të pozoni për foto, aq më e lehtë do të bëhet. Pra, mos kini frikë të eksperimentoni dhe të argëtoheni. Mënyra më e mirë për të përmirësuar aftësitë tuaja është të bëni sa më shumë foto.
Për të patur set fotografik cool, për të shijuar eksperiencën, për të marë këshillat më të mira si të pozoni ju pres pranë studios Klea Molla Photography!