Book your Professional Photoset!

Studio Fotografike – Sete Profesionale

klea Molla Photography

Set Fotografik në Studio për Ditëlindje

Ditëlindja juaj meriton pak më shumë vëmendje se ditët e tjera, për këtë jemi të gjithë dakord. Eshtë gjithmonë një ide e mirë të bëni set për foto ditëlindjeje që do t’ju lërë kujtime të ditës tuaj të vecantë. Në këtë artikull Klea Molla na sjell një listë disa ide setesh fotografike për festimet e ditëlindjeve që variojnë nga ato minimale dhe super të lehta për t’u krijuar, deri tek ato që kërkojnë pak më shumë planifikim. Të gjitha idetë e mëposhtme mund të funksionojnë si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët, dhe mund ti realizoni (të gjitha këto dhe jo vetëm) pranë sudios Klea Molla Photogaphy.



1.Set Fotografik “Make a Wish”

Për këtë set duhet të merni një tortë dhe të fryni qirinjt në studio.Tema mund të personalizohet në studio sipas dëshirës tuaj. Mund të jetë disko, barbie girl, champagne pop, heartles girl, black, sparlkling girl, mund të jetë e frymëzuar nga influencer tuaj të preferuar… etj.  Idetë janë të pa fundme shfrenoni fantazinë dhe në studion Klea Molla Photography do të realizoni setin e ëndrave. Mos harroni tortën 🙂 

2.Set Fotografik “Flower Girl”

Kjo është një ide e shkëlqyer për një ditëlindje në pranverë ose verë. Bëhuni bashkë një grup shoqesh dhe vendosni kurora të bukura me lule për një set ditëlindjeje që nuk do ta harroni. Ky lloj seti i realizuar pranë Klea Molla photography do tju japë Frida Kahlo Vibes.

Kjo ide është miqësore dhe për fëmijët, vajza e ditëlindjes mund të bëjë disa foto në një sfond bosh, ose jashtë në një kopsht nëse moti është i mirë.

3. Set Fotografik “Balloons” 

Ideja perfekte për fotot e ditëlindjes si për fëmijë ashtu dhe për të rriturit janë tullumbacet.

Gjithçka që ju nevojitet është një tufë me tullumbace dhe një sfond i thjeshtë për të bërë një set të mrekullueshëm për ditëlindje. Përshtatini ato me stilin tuaj, zgjidhni ngjyrat neutrale ose ato të ndezura. Një ide tjetër është të merni një tullumbace me numër, vecanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë.

4.Set fotografik “She is in Vogue”

Seti fotografik me stilin editorial është ndër më të preferuarit në studion Klea Molla Photography. Bëni një set fotografik të thjeshtë në stilin editorial për ditëlindjen tuaj (ose të vogëlushit tuaj). Është një mënyrë e përsosur për të festuar ditën tuaj dhe për të marrë disa foto elegante, në stilin e revistave të modës. Gjithçka që ju nevojitet është një sfond bosh dhe një mbështetëse si stol ose kolltuk.

Për fëmijët, lërini ata të ulen në një karrige me disa tullumbace në sfond për disa foto vërtet të lezetshme ditëlindjeje.

5.Set Fotografik “Matching Outfits”

Një set në të cilin fotot dalin gjithmonë bukur dhe të kombinuara mirë është Matching Outfits. Për të rriturit, shkoni me veshje elegante dhe me klas nëse jeni cift, për vajzat, vishni fustane me ngjyra të ngjashme p.sh si ato pastel për një set për pahahrrueshëm ditëlindje.

Për fëmijët, kjo ide është e mrekullueshme për binjakët ose për një set fotografik ditëlindjeje me vëllezërit e motrat. Kaq e lezetshme !

6. Set Fotografik “Minimalist”

Ndonjëherë thjeshtësia është mënyra më e mirë për të bërë një set fotografik për ditëlindje. Për këtë ide gjithçka që ju nevojitet është një sfond i thjeshtë dhe disa poza të sygjeruara nga vetë fotografja Klea Molla. Shtojini pak ngjyra dhe mbani një tufë lulesh në dorë (mos harroni është set ditëlindjeje). Ju mund të bëni poza të ndryshme duke mbajtur lulet që janë lozonjare dhe argëtuese. Për ta bërë atë të përshtatshme për fëmijët, vini të voglin tuaj të mbajë lulet, ose vendosni lule përreth dhe bëni disa shkrepje sipër.

Cili nga setet fotografike për ditëlindje është i preferuari juaj? Merni më shumë frymëzim në instagramin e Klea Molla dhe prenotoni setin tuaj.

Facebook
Twitter
LinkedIn