Intervista e Klea Molla në Vizion Plus
Flasim për fotografinë. Për të ditur trendet në vitet e fundit, kostot por edhe sa të orientuara janë familjet drejt seteve fotografike ndiqni intervistën e Klea Molla fotografe pranë Klea Molla Studio Photography.
Klea çfarë është fotografia?
Le ta nisim me përkufizimin e thjeshtë të fotografisë. Fotografia është kapja e dritës dhe hijes nga aparati fotografik. Në fakt është më shumë se kaq, është vepër arti, është mënyra si shpreh veten. Ajo përdoret si dokumentim, tregim historie, por dhe si vepër arti.
Vajzat që vijnë të bëjnë foto, vijnë sepse duan të bëjnë foto të bukura, sepse kanë një festë, apo thjesht sepse duan foto për instagram?
Të gjitha këto që përmende janë arsye përse vijnë në studio. Mbi të gjitha është edhe ajo që përmende Instagrami. Në këtë moment që po flasim në Instagram postohen 1.3 bilion imazhe në ditë, pa përmendur rrjetet e tjera. Fotot janë shumë të rëndësishme për social median por edhe për raste, evente etj.
Fotot kërkohen të jenë të kuruara me photoshop, të thjeshta, apo janë shumë kërkues?
Klientët e mi ma lënë mua në dorë. Kush vjen në studio do një set fotografik të realizuar, profesional, dhe pjesa e retouch dhe photoshop. Pra dëshirojnë që fotot të photoshop-ohen por pa e humbur realitetin.
Si ka ndryshuar koncepti i fotografisë ndër vite?
Fotografia është kudo sot. Në fakt ka dy shekuj nga fotografia e parë. Në fillim është përdorur si dokument, tani përdoret për të shprehur vetveten, për social median, përdoret nga bizneset si kanal komunikimi etj.
Cilat janë moshat që kërkojnë të bëjnë foto?
Mund tju duket e cuditshme por moshat të cialve ju kam bërë foto është zero vjec ( haha). Klienti më i vogël që kam pasur ka qenë vetëm një javësh (normalisht i sjellë nga prindërit). Për të thënë të vërtetën janë të gjitha moshat që kërkojnë të bëjnë foto nuk ka dallim.
Kur vijnë për set fotografik a kanë kërkesa të çuditshme?
Jo. Nuk kanë kërkesa të çuditshme. Ndodh që seti të jetë i çuditshëm për shkak të rrethanave. Vjet në itali kishim një stuhi gjatë të cilës duhet të bënim fotot. Ishte eksperiencë e çuditshme, interesante, por që ja dolëm.
Djemtë dhe vajzat që vijnë për sete e kanë ndarë mendjen se çfarë duan të bëjnë? Vijnë vetëm apo me shoqërinë?
Rastet që përmende e kanë të ndarë mendjen se çfarë duan, sidomos ata që janë për matura, evente, vijnë të bërë gati me fustane, make up. Dhe më shumë sesa për foto vijnë për eksperiencën.
Ju bëni foto edhe përsonazheve publikë, cilët janë më të thjeshtë për të punuar me ta? Personazhet publikë apo njerëzit e thjeshtë?
E di që prisni të them se VIP janë më të vështirë për të punuar, por në fakt është e kundërta, Vipat janë më të lehtë për të punuar, sepse janë mësuar me këtë profesion, janë mësuar me foto, me këndet, me veshjet, me dritat dhe janë më të lirshëm përpara aparatit. Ndërsa njerëzit e thjeshtë, shpesh më ndodh që ta kenë setin e tyre të parë dhe janë më të ngurtë, e më të vështirë për të punuar me ta.
Po sa i përket tekave?
Po këtë duhet ta pranojmë se vipat kanë më shumë teka, disa më shumë disa më pak por që punohet më ta.
A është trend që të bëhen foto të bukura?
Po siç e thash dhe më parë cdo ditë bëhen share miljona imazhe në të gjitha rrjetet sociale. Domosdoshmërisht është trend për të bërë foto të bukura.Gjithashtu është dhe eksperienca që njerëzit duan të kenë me fotot.
Cfarë duhet të kemi parasysh në momentin që nisemi të bëjmë një set fotografik?
Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është ta merni me shumë qef. Të jeni të relaksuar dhe të mos e merni me stres.
A e kanë të vështirë njerëzit të pozojnë përpara aparatit?
Po e kanë pak të vështirë. Edhe kur janë të mësuar me fotot kur vijnë përpara aparatit, ngrijnë,emocionohen. Me komunikim ne arrijmë të shkrijmë akullin dhe unë i ndihmoj shumë më pozat.
Çfarë këshille do i jepnit atyre që duan të realizojnë sete fotografike?
Atë që thash më parë. Të relaksohen dhe çdo gjë do ta zgjidhim së bashku, normalisht dhe me anë të ndihmës time.